Haradinaj kujton Jonuz Musliun: Një jetë për popullin dhe Atdheun.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish komandantin e UÇMPB-së, Jonuz Musliun në dy vjetorin e vdekjes së tij, përsjell Ministrialajmeve.com.
Haradinaj shkroi se është krenar që e njohu dhe punoi së bashku me të dhe se kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB ka qenë i pazëvendësueshëm.
Postimi i Ramush Haradinajt:
Krenar që e njoha e që punuam së bashku. Mungesa e tij këto dy vite, vetëm sa shtohet.
Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.
E kujtofshim gjithmonë!
RH
Musliu më 18 Janar të vitit 2018 ndërroi jetë në një spital të Turqisë ku ishte duke u trajtuar.
Ai ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga nëntori i vitit 2014 ishte kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit ishte zgjedhur në vitin 2016.
Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.