Të fundit

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar shkollën fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë

“Në prag të fillimit të vitit shkollorë sot vizitova ambientet e Shkollës Fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”. Urova drejtoreshën e këtij institucioni për përfundimin e punimeve në njërën pjesë të shkollës, ambientet e reja përfshirë të gjitha koridoret, klasat, salla e edukatës fizike, banjot etj, ku fëmijët tanë tani do të vijojnë mësimin në këto ambiente të reja.
Në pjesën tjetër punimet janë duke vazhduar me një intenzitet të kënaqshëm që e edhe në këtë pjesë të jetë e gatshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Renovimi i komplet Shkollës Fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” vie pas përfundimit të Gjimnazit “Skenderbeu” dhe dy shkollave fillore në Stacionin Hekurudhor.” ka shkruar kryetari Arifi.

Disa nga fotografitë e vizitës së z.Arifi.