Të fundit

Haliti: Do ta mbështesja Leventin në rrethana tjera, por jo me APN-në

Ditë më parë, Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi kishte deklaruar se Këshilli Kombëtar Shhqiptar është shpikje e Serbisë 

Kjo deklaratë e Arifit ka shtyer këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Shpëtim Haliti konsideron se Shqiprim Arifit po e përdorë kandidatin Levent Qazimi, djalin e Komandant Lleshit për vota dhe përfitime politike.

Reagimi i plotë i Halitit



Për LEVENTIN…!

Edhe pse nuk e njoh personalisht, ndoshta do ta kisha mbështetur Leventin në rrethana tjera, por kurrsesi jo me apn.

Levent, në apn ka shum djem e vajza të mirë. Një prej tyre mendoj që je dhe ti. Por nuk mendoj njejt për Kryetarin tuaj e disa të tjer rreth tij që manipulojnë me juve duke u kamufluar edhe pas emrave të dëshmorëve, e bile edhe tani me emrin e KOMANDANTIT!

  • është ky që deklaronte: “Se un mendoj që Armiku është kontekstual dhe kohor, dhe nga ARMIK mund të bëhet MIK”
  • është ky që deklaronte: “Ne kemi bo fushatë që nuk bëjm BORDER CHANGE (ndryshim kufijsh)”
  • është ky që deklaronte: “se Komunikimi duhet të bëhet me Qeverinë e serbisë”
  • është ky që deklaronte para pak muajsh: “se Këshilli Kombëtar SHQIPTAR është shpikje e Serbisë.” dhe tani të shfrytëzon ty për ta udhëhequr “Shpikjen e serbisë”.
  • është ky që ka muaj të tërë që e AKUZON QEVERINË E KOSOVËS dhe atë të SHQIPËRISË por asnjëher dhe askund atë të SERBISË.

Janë dhe shum deklarata të Kryetarit tuaj që besoj se po të ishte gjallë KOMANDANTI, me asnjë prej tyre sdo pajtohej.
Sepse deklaratat tregojnë bindjen Politike, e ajo nuk ndryshon çdo dit. Vetëm Kryetari i juaj i ka bindjet në Mëngjes me Shqipëri e në dark diku nëpër serbi.

p/s:
Është krim të përdoren figurat e Shenjta Kombëtare për një grusht vota nga Subjektet Politike, andaj edhe ty të sugjeroj tmos lejosh të përdoresh nga një Grup njerëzish.

Sepse për ty personalisht rrespektin tim dhe të gjith Shqiptarëve do e kesh përjetësisht.