Të fundit

Arifi: Gjithmonë krenar me luftën e lavdishme të heronjëve tanë të UÇPMB-së

Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi sot përkujtoi ditën e dëshmorëve të rënë në luftën e të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Z.Arifi konsideron se sakrifica e dëshmorëve dhe e çdo ushtari dhe gjaku i dhënë për liri na obligon të reflektojmë dhe të kemi një unitet të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Postimi i plotë :

Sot shenojme ditën e dëshmorëve tanë!

Gjithmonë krenar me luftën e lavdishme të heronjëve tanë të UÇPMB-së. Sakrifica e dëshmorëve dhe e çdo ushtari dhe gjaku i dhënë për liri na obligon të reflektojmë dhe të kemi një unitet të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Çdo dëshmorë i rënë për liri mbetet i lavdishëm dhe i gjallë pëtgjithmonë.

Lavdi të përjetshme për dëshmorët tanë ❤