LajmeTë fundit

Preshevari shet veturën e tij dhe të gjitha të hollat i dedikon për shërimin e Eda Loshit

Preshevari shet veturën e tij dhe të gjitha të hollat i dedikon për shërimin e Eda Loshit, përcjell Ministria Lajmeve.

Se Presheva ka pasur gjithmonë bamirës, këtë e dëshmon edhe veprimi i fundit i një të riu preshevar Blerim Ahmeti, me banim të përkohshëm në Norvegji.

Ai ka shprehur gatishmërinë që ta shesë veturën e tij të tipit BMW, dhe të gjitha të hollat të shkojnë për shërimin e Eda Loshit nga Prishtina.Ky është deklarimi i tij në FB;Mbasi e ke bo publike Shemsi.
Ateher per ma shume info.

– Kush eshte i interesuar ose ka nje shok, familjar qe ka nevoj per BMW serie 3 318D 2.0 2006 220.000 km ne gjendje shume te mire. Te hollat i vippsni tek konto qe eshte e dedikuar per Edën.

Vetura gjendet ne Sarpsborg me shume info 41769379.
Hajde merre veturen e paret jepja Edës. Sa t’dush ,qysh dush!Eda Loshi, 5 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike Spinal Muscular Atrophy (SMA) SMN1 dhe SMN2.

Kjo është një sëmundje gjenetike që shkakton çrregullim neuro-muskulor progresiv, ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet).Familja deri më tani ka mbuluar të gjitha shpenzimet për Edën, por tani e ka të pamundur t’i sigurojë mjetet financiare për blerjen e injeksioneve, pasi kostoja e tyre është shumë e lartë.