Lajme

Daçiç për Planin franko-gjerman: Eshtë i papranueshëm për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se plani franko-gjerman “fillon nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës tashmë është një përfundim i paramenduar, por se Serbia nuk mund ta pranojë këtë”.

“Ne duam të flasim dhe gjatë gjithë kohës tregojmë se jemi konstruktiv, kemi sugjerime për një kompromis, por nuk mund t’i bëjmë ato marrëveshje nga e para”, tha Daçiç për Veçernje Novosti.

Ai kujtoi se përfundimi i seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte se propozimi ishte i papranueshëm dhe se të gjithë ishin pro.

“Nuk na jep mundësi të flasim, sepse për ne është e papranueshme baza nga e cila nis që Kosova është shtet i pavarur. Dhe kjo, nëse do ta njihni apo jo në kuptimin formal, por do të pajtoheni që Kosova është anëtare e OKB-së, është shumë e vështirë për ne”, theksoi Daçiç.

I pyetur se si do të reagojë Beogradi ndaj presioneve të shumta që vijnë për çështjen e Kosovës, Daçiç tha se nuk do të ketë zgjidhje ideale.

“Duhet të dimë se kurrë nuk do të kemi një zgjidhje që do të ishte ideale për ne. As për Prishtina nuk do të marrë këtë, por ajo nuk më intereson. Jemi në një hapësirë ku nuk ka zgjidhje ideale dhe ku duhet të matemi me kujdes se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të pranojmë, pa rrezikuar interesat tona”, ka thënë Daçiç.