Lajme

Hajna me automjete me targa të Serbisë sulmojnë bankomatin e TEB-it në Gjilan

Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar, me mjet shpërthyes, bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në rrugën Isuf Kiki në Gjilan, ndërsa të dyshuarit kanë përdorur automjete me targa të Serbisë.
“Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës, është hapur bankomatin, dhe sipas njoftimit, mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren nga hajnat.
“Sipas njoftimit të policisë, disa nga mjetet janë të dëmtuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.