LajmeTë fundit

Bujanoci organizon pritje madhështore për Halil Kastratin

Në Bujanoc, në vizitë të parë zyrtare, po qëndron Halil Kastrati, kryetar i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” i shoqëruar me përfaqësuesit e diasporës Ilir Sinani dhe Lulzim Maliqi.

Në takimin e mbajtur është dakorduar nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Komunës së Bujanocit dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa në Sallën përplot njerëz të Shtëpisë së Kulturës, Halil Kastrati ka njoftuar qytetarët që në vitin 2020, në Luginë të Preshevës do të ndërtohen 50 shtëpi.