Të fundit

Koalicioni dorëzon listën zgjedhore “Beteja poltike e shqiptarve vazhdon – Shaip Kamberi”, pritet certifikimi

Koalicioni i partive politike shqiptare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, i përkrahur nga Aleanca për Luginën, ka dorëzuar të preten në Komisionin Republikan Zgjedhor, Listën zgjedhore “Beteja poltike e shqiptarve vazhdon – Shaip Kamberi”.

“Beteja politike e shqiptarve për të mbrojtur e avancuar, ruajtur e kultivuar, të drejtat e shqiptarve të Luginës kërkon unifikim të mbrendshëm e koordinim të ngushtë”.Kërkon marrëveshje e dakordim rreth konceptit politik para numrave.

Kërkon përvojë të dëshmuar politike. Vullnet e energji për të qëndruar me vendosmëri në insistimin politik për demokraci e barazi”, 

ka njoftuar Rahim Salihi, sekretar organizativ në PVD.

Salihi ka shkruar se shumica e partive politike në Luginë zgjodhën të vazhdojnë betejën e përbashkët politike, tejkaluan mospajtimet dhe u dakorduan që koncepti jonë i përbashkët të mbetet përtej dallimeve tona të ndara.

Ai ka Shpreh faleminderim për çdo qytetar e aktivist politik që përkrahën dhe mbështetën betejën tonë politike.

“Nga nesër derë më derë për të shtrirë e prezentuar konceptin tonë politik dhe për të siguruar mbështetje popullore, mbipartiake, për listën tonë të përbashkët. Koordinimi e bashkërendimi le të mbeten vyrtete tona të veçanta e parlamenti le të vazhdojë të jetë vendi ku do të vazhdojmë betejën tonë politike”shkroi Salihi.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mabhen më 17 dhjetor 2023./Titulli.com/