Lajme

Gjendja në Pejë pas vërshimeve, ku mbetën dy të vdekur

Për shkak të reshjeve të mëdha gjatë së shtunës, qyteti i Pejës është vërshuar, ku mbetën edhe dy të vdekur, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë pesëvjeçar dhe dy të lënduar, përcjell albinfo.ch.

Mëngjesin e së dielës situata është e rënduar. Nëpër rrugët e Pejës shihen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Gurët kanë mbushur rrugët e shihen veturat e dëmtuara.

Në terren janë duke intervenuar ekipet emergjente të Komunës së Pejës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.