LajmeTë fundit

Murali i dytë per vitin 2019 i dhurohet Entit parashkollor “8 Marsi” Preshevë

Organizata jo-qeveritare Be Active dhuron nje mural te bukur entit parashkollor “8 Marsi” Preshevë.

Ideja e muralit “Gëzimi i fëmijëve” është që për fëmijët e vegjël të moshës 2-6 vjet ,të zbukurohet dhe ilustrohet objekti në të cilin ata së bashku me shokë e shoqe i kalojnë ditët duke luajtur,duke u rritur e duke mësuar.

Dihet se fëmijët e vegjël së pari njohin ngjyrat themelore dhe format më të thjeshta gjeometrike dhe në përgjithësi reagojnë pozitivisht ne forma te rrumbullakosura dhe rrethore.
Është një mural me stil që përmes formave të thjeshtuara është shumë e lehtë për ta kuptuar fëmijët.

Karakteret e vizatuara me ngjyra paraqesin gjithçka që fëmijët e vegjël të kësaj moshe janë të interesuar dhe i zgjon vëmendjen dhe kuriozitetin e tyre,ku përfshihen natyra,kafshët dhe loja.
Është një djal që luan kitarë,një vajzë që përkëdhel një mace gjithashtu ka dhe kafshë,një qen,zogj,një lepur,bletë.Kafshë që çdo fëmijë i kësaj moshe i ka hasur dhe që sigurisht ngjallin vëmendjen dhe dëshirën për tu shoqëruar dhe luajtur.
Është një re e buzëqeshur pas së cilës qëndron gjithmonë dielli.
Të gjithë këta personazhe jane paraqitur në dy dimensione me nje paraqitje të thjeshtuar të cilat edhe më të vegjëlit mund ti njohin lehtësisht,të gjithë kanë një buzëqeshje dhe në të vërtetë i tundin duart për të përshëndetur të vegjëlit që vijnë ne kopsht,duke i mirëpritur dhe duke i ftuar në njē lojë pa brenga dhe të gëzuar.
Ky mural është realizuar nga organizata jo-qeveritare Be Activr 16 nga Presheva dhe është financuar nga Ministria e kulturës dhe informimit nga konkursi i përgjithshem i arteve vizuele për vitin 2019 në Republiken e Sërbis.