BoksSporti

Florian Marku pas triumfit kërkon përballje me Amir Khanin

Bokseri shqiptar Florian Marku pas triumfit ka kërkuar përballje me Amir Khanin, yllin e boksit dhe ish-kampionin në disa kategori,, pasi arriti të mbronte titullin IBF International në kategorinë velter duke e mposhtur me nokaut teknik Chris Jenkinsin në Newcastle.

Në deklaratën pas meçit Marku falënderoi përkrahësit shqiptarë, ndërsa nuk kurseu as lëvdatat për kundërshtarin.

Teksa fliste se ende ka veç tre vjet në karrierën si bokser, Marku ka ftuar ish-kampionin e botës në meç.

“Më sillni Amir Khanin, do ta thyej”, është shprehur Marku.