Fillon grumbullimi i qenëve endacakë në Preshevë
Shqiprim Arifi njoftoi se ka filluar aksioni për grumbullimin e qenëve endacakë në territorin e komunës së Preshevës, përcjell Ministria e Lajmeve.
Njoftimi i plotë :
Në kuadrin e shërbimeve komunale ndaj qytetarëve të komunës sonë, aksioni i filluar për grumbullimin e qenëve endacak po vazhdon.
Lusim qytetarët për durim dhe bashkëpunim, pasi kapja e tyre kërkon kohë për gjetjen e vendndodhjes së tyre, kapjen dhe procedimin e tyre sipas kushteve e rregullave të përcaktuara me kontratë, konform ligjit në fuqi.