Të fundit

Në Preshevë deri më tani janë vaksinuar 800 persona kundër gripit sezonal

Shërbimi i vaksinimit në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, ka njoftuar portalin e Ministria e Lajmeve në lidhje me vaksinimit e qytetarëve kundër gripit sezonal.

Punëtorët e këtij reparti u shprehën se interesimi i qytetarëve të Preshevës ka qenë mjaft i madh, ndërsa ata konsideruan se vaksinimi kundër gripit po vazhdon edhe ditëve në vijim. Deri më tani janë vaksinuar 800 persona, kryesisht të moshave të shtyera po nuk përjashtohen edhe moshat e reja e sidomos të atyre që kanë kontakte të vazhdueshme me njerëz.

Kujtojmë se vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar nga 1 Tetori/ministrialajmeve.com