Të fundit

APN: Driton Bilalli, ish-Shefi i Kabinetit të Sinanit administrator i faqeve “fake” në Facebook

Alternativa për Ndryshim akuzon ish shefin e kabinetit të Ardita Sinanit për administrim të faqeve fallco në rrjetin social Facebook.

Nëpërmjet një komunikate APN njofton se z.Bilalli ishte administrues i faqes “preshevafacts”, ku sipas subjektit në fjalë është kepërdorur nga ish shefi i kabinetit.

Njoftimi i plotë :

Nuk përbën çudi kur shemben pushtetet të cilat me largimin e tyre lënë pas kaos intern institucional. Aq më pak, kur veprimtaria e tyre e kamufluar me aktivitete linçuese, tenton ta shndërrojë qytetin në fasadë të përçarjeve të skajshme në gjitha poret e shoqërisë sonë.
Në faktet që po ndajm me qytetarët e Komunës së Preshevës, njoftojm se Driton Bilalli, ish-shef i kabinetit Sinani është administrator i faqeve shpifëse dhe linçuese në rrjetin social në Facebook, ku shihet qartazi se në laptopin e tij ka administruar faqen “preshevafacts” duke ndarë gjithashtu fotografi e tekste shantazhuese përmes Lap Topit zyrtarë të kryetares së Komunës së Preshevës.

Përveç kësaj, ende po vazhdojmë të gjejmë gjurmët me të cilat, tentuan të njollosin, linçojnë e siç i’u shkon atyre për shtati, edhe të merren me profile fake, për të përçarë skajshmërisht qytetartët tanë. Pajisja e punës (pc) e ish-kryetares Sinani, përmbanë fakte dhe emra, pjestarë të ish-kabinetit të saj, të cilët për kohë të gjatë e kanë dezinformuar popullin me shpifje kundër oponentëve tyre politik. Pra, është keqpërdorur infrastruktura e pushtetit lokal për t`u hakmarrur ndaj oponentëve tyre politik.

Ky fakt i mjerueshëm, flet për çdosecilin që ishte pjesë e atij pushteti të brishtë. Më së shumëti, për udhëheqësen e tyre dhe për mënyrën se si tentuan ta trajtojnë qytetarin me një qeverisje siç e patën.