Lajme

Edita Tahiri “sulmon” Thaçin: po promovon një tezë serbe

Edita Tahiri, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë, ka sulmuar ashpër presidentin Thaçi, ashtu siç Rama do e kundërshtonte, edhe pse nuk është përmkendur epiteti “tradhëtar” nga zonja në fjalë.

Por ajo nuk është kursyer në sulmin ndaj tezës së korigjimit të kufijve, duke qenë e bindur se pas kësaj teze fshihet shkëputja e Veriut nga Kosova.

“E para sepse dhënia e veriut në këmbim të Luginës së Preshevës, është këmbim i tokave shqiptare. E dyta sepse jepet zona më e pasur e Kosovës. Trepça, miniera më e pasur sot për sot në Evropë. Si dhe Ujmani”, tha ajo, e ftuar në Top Talk në TCH.

Sipas saj, këmbimi i territoreve është një tezë serbe që çon në Serbinë e Madhe.

“Një ide e tillë ka dalë nga axhenda serbo-ruse. Nuk ka plane dhe as mund të ketë. Thaçi e ka promovuar, por pjesa tjetër është e kundër. Nuk mund të ketë ndryshime të kufijve”.

“Ky është një plan serbo-rus për të realizuar Serbinë e Madhe. Beogradi e ka marrë gjysmën e Bosnjës, vetëm formalisht nuk është bërë, sepse realisht ia ka arritur. Me këtë kërkon që të kthejë sundimin serbo-rus në Ballkan”, theksoi Edita Tahiri.

Ajo nuk ngurroi të akuzojë znj.Mogherini si inisiatore të idesë për ndryshim kufijsh.