LajmeTë fundit

Neziri dhe Hasani sot u takuan drejtoreshën e Qendrës Albanian Excellence në Tiranë, znj. Flora Nikolla

Drejtori i bibliotekës së qytetit të Preshevës Reshat Neziri dhe organizatori Hasan Hasani janë takuar me drejtoreshën e Qendrës Albanian Excellence në Tiranë, znj. Flora Nikolla dhe aktivisten e shoqërisë civile znj. Bardha Alimeta.

Gjatë këtij takimi është rikonfirmuar bashkëpunimi i ndërsjelltë. Temë kyçe ka qenë edhe konkursi me moton ” Zonjat shqiptare për fëmijë”, ku qendra Albanian Excellence do të mundësoj botimin e dy antologji të për fëmijë.

Po ashtu znj. Nikolla e kemi njoftuar për zhvillimin e aktivitetet në shkollat e Preshevës, ku deri më 15 dhjetor krijuesit e rinj duhet t’i dorëzojnë krijimet letrare.

Takimi ishte shumë konstruktiv gjithnjë në shkëmbimin e ideve dhe realizimin e projekteve të ndryshme në Luginë të Preshevës.