Dy ditët e ardhshme reshje të dendura bore, në fundjavë sërish acar
Sot do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht vranët. Gjatë ditës priten reshje bore, e në mbrëmje do të jenë më intensive.
Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Evropën Qendrore dhe Lindore do të formojë edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kalojë edhe nga rajoni ynë.
Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e mërkurë dhe të enjte.
Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbresë sërish temperaturat nën vlera mesatare.
Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.