LajmeTë fundit

Dërgohet personi i parë në karantinë te Banja e Bujanocit

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Driton Salihu përmes një njoftimi në FB e tij ka bërë të ditur që sot është dërguar personi i parë në karantinë të Banjës së Bujanocit, përjcell Ministria Lajmeve

Personi kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut në Serbi nëpërmjet kufirit të Tabanocit. Sipas rregullave të reja të vendosura nga Qeveria e Serbisë, çdo person i cili do të hyjë në Serbi do të karantinohet për 28 ditë pa marr parasysh se nga cili vend vijnë.

Ju sjellim postimin e plotë të z.Salihut:

Sapo e kemi transportuar personin e parë nga kufiri Serbi – Maqedoni për në karantinë në Banjën e Bujanocit.
Të gjithë ata qytetarë që vijnë në Serbi nga cili do shtet, do të izolohen nga kufiri drejt në karantinë deri 28 ditë, pa marrë parasysh a është i sëmurë apo jo!
Andaj të keni kujdes!
#Fakenews-at leni çka thonë, gjithçka që na e postojmë është zyrtare dhe e konfirmuar! ?
Rri n’shpi, pa panikë!