Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc ftohet nga Gjykata, kishte festuar 28 Nëntorin me flamurin kombëtar
Granit Sadriut, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, sot i ka shkuar ftesa për dëshmi përpara Gjykatës, për shkak se kishte siguruar një sallë për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Sadriu këtë e ka quajtur përndjekje me baza etnike dhe plan i shtetit serb për spastrim etnik të shqiptarëve.
“Ky proces gjyqësor nuk është thjesht gjykim personal kundër meje si Granit Sadriu, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesi politik të komunitetit më të diskriminuar jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën” ka thënë Sadriu.