Të fundit

Kërcënohet me jetë familja e redaktorit të FOLonline

Sot rreth orës 14:00 në hapsirat e shtëpisë së Jeton Ismailit në Tërrnoc, redaktor dhe gazetar i portalit FOLonline , kanë hyrë Ibrahim dhe Valon Memedaliu, babë e birë, poashtu nga Tërnoci, dhe kanë kërcënuar familjarët e Ismailit.
Meqë Jetoni atë moment nuk ndodhej në shtëpi, ata kërcënuan dhe ofenduan bashkëshorten e tij e cila ndodhej e vetme me tre fëmijë të vegjël.

Rasti është paraqitur në polici e cila pas pak minutash ka shkuar në shtëpinë e Ismailit për të marrë deklarata.

FOLonline fton të gjithë organizatat mediale për të reaguar për këtë sulm i cili është është i papranueshëm ndaj mediave dhe fjalëve të lirë.