Dr. Dre shpallet muzikanti më fitimprurës i dekadës
Dr. Dre është shpallur nga Forbesi si ylli me fitimet më të larta në muzikë gjatë dekadës së kaluar.
Kompania e 54-vjeçarit për kufje “Beats” e ndihmoi atë t’i fitonte 950 milionë dollarë gjatë 10 vjetëve të fundit, përmes 20 për qind të aksioneve të tij në këtë biznes.
Dre, emri i plotë i të cilit është Andre Romelle Young, albumi i fundit i të cilit erdhi katër vjet më parë (Compton) në vitin 2015, ia shiti kompaninë Apple në një marrëveshje 3 miliardë dollarëshe pesë vjet më parë.
Ky transaksion afarist e ndihmoi atë ta mposhtë yllin e popit Taylor Swift për pozitën e parë, e cila u vendos në pozitën e dytë me 825 milionë dollarë falë disa hit albumeve dhe vizitave të turneve botërore, shkruan KOHA Ditore.
Beyonce u rendit në vendin e tretë me 685 milionë dollarë, ndërsa U2 në vendin e katërt me 675 milionë dollarë, kurse Diddy në të pestin me 605 milionë dollarë.
Derisa lista përfshin vetëm artistët e gjallë, i ndjeri Michael Jackson do ta kishte kryesuar listën me 2.37 miliardë dollarë në shifrat e përgjithshme gjatë 10 vjetëve të fundit që nga vdekja e tij më 25 qershor 2009. /ministrialajmeve.com