Showbiz

Ava Max shpreh krenarinë për rrënjët e saj shqiptare!

Pas Rita Orës, Bebe Rexhës e Dua Lipës, një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare është duke bërë karrierë në tregun ndërkombëtar.

E kemi fjalën për Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, e cila është me origjinë nga Saranda. Edhe pse prindërit e saj kanë emigruar të rinj në Shtet e Bashkuara, ata kanë bërë që Ava të rritet me frymën shqiptare dhe të flasë gjuhen e prindërve të saj.

Madje, ajo kurrë nuk e ka fshehur origjinë e saj. Këtë e ka bërë edhe së fundmi. Në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it, atje ku ndiqet nga më shumë se 800 mijë persona, ajo ka shkruar: Duke u kthyer në rrënjët e mia, shqiptare. Ndërsa bashkëngjitur, Ava ka postuar edhe një foto të sajën ku duket e grimuar kuq e zi.