Showbiz

Sara Rexhepi ka publikuar këngën e re “Ballin” / Video

Sara Rexhepi, këngëtarja tanimë e njohur për publikun e Pop muzikës shqipe dhe asja R’n’B, ka publikuar sot videoklipin e ri të këngës “Ballin”.


Ky është videoklipi i tretë i publikuar nga Sara, pas atij të këngës “Hajde” dhe këngës “Finalja”.

Kënga “Ballin” me tekst nga Egzon, muzikë nga Gashi & Dardy dhe vidoklip të punuar nga Dart chanel është një hit veror që do të mbetet në listën e hiteve R’n’B për vitin 2019.

Në pyetjen e PreshevaPRESS për pritjet e saja për videoklipin “Ballin”, Sara përgjigjet se “Së pari po presim ta shohim si po pritet kënga “Ballin” nga publiku, edhe pse besoj se do të pëlqehet shumë, tash në plan kam të filloj studimet por asnjëherë nuk do të largohem nga muzika.”

Sara Rexhepi për Luginën e Preshevës njihet që moti pasi që ajo në skenë me këngë fëmijësh është prezentuar nga vitit 2010, duke u paraqitur në shumë festivale kombëtare. Sot, Sara është para regjistrimit të fakultetit.

“Ndoshta për shkak të kohës dhe angazhimeve në fakultet do të më vështirësohet pjesa e muzikës, por shpresoj se me punë dhe përkushtim, paralelisht do të ja dal në të dyja fushat me sukses” vazhdon Sara Rexhepi duke mos komentuar për planet e ardhshme pa dhënë shumë detaje.

Kënga “Ballin” përmes tekstit trajton trendin aktual të jetës së natës nëpër klube, kryesisht vajzat dhe mënyrën e jetës aktualisht duke paraqitur kështu jetën e shtrenjtë dhe përplot adrenalinë, derisa përmes videoklipi promovohet bregdeti shqiptar.

Video-Klipi kliko ketu https://youtu.be/cpNkC83Ij-Y