Lajme

Policia e Kosovës parandalon dy tentime të kontrabandës në Muçibabë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka parandaluar dy tentime të kontrabandës me mallra gjatë realizimit të detyrave në pikën kufitare në Muçibabë.

Në rastin e parë, Policia ka thënë se rreth orës 4:46 të mëngjesit ka vërejtur një veturë që po vinte nga Serbia që dyshohej se po kontrabandonte mallra. Policia ka ndaluar veturën me targa vendore që po drejtohej nga serbi I.J., në rrugën Muçibabë – Pasjan. Gjatë kontrollit janë gjetur 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Në rastin e dytë në rrugën e njëjtë, është ndaluar një veturë me targa të Serbisë që po drejtohej nga serbi M.S. Gjatë kontrollit janë gjetur dy paketime mish dhe 640 shishe birra.

“Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor”, thuhet në raportin e Policisë.