Delegacioni i OKB-së në Beograd vizitoi Komunën e Preshevës
Kryetari i komunës Preshevës, Shqiprim Arifi para pak çastesh njoftoi se ditën e djeshme pritën në takim delegacionin për çështje politike nga Organizata e Kombebe të Bashkuara në Beograd, përcjell Ministria e Lajmeve.
Arifi shkruan se delegacionin e OKB-së e kanë njoftuar në lidhje me situatën poltike dhe vështirësitë që po kalojnë shqiptarët e Luginë së Preshevës.
Njoftimi i plotë :
Dje, mirëpritem në Preshevë, delegacionin për çështje politike nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Beograd, z. Dimitrija Redzic dhe znj. Angela Zettler
U njoftuan për sfidat dhe vështirësitë aktuale të shqiptarëve të Luginës, si dhe për skenarët diskriminues të qeverisë serbe ndaj shqiptarëve të Luginës, me fokus në pasivizimin e adresave; strategji kjo, e cila po zbatohet në mënyrë selektive nga serbia për ?? shqiptarët e Luginës dhe që ka për synim të ndryshojë strukturën etnike në komunitetet shqipfolëse.
Kërkova angazhimin më të lartë në zgjidhjen e këtyre çështjeve, si dhe vëmendjen e plotë të faktorit ndërkombëtar ndaj shqiptarëve të Luginës.