Gërvalla: Rusia dhe Serbis kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Evropa dhe bota nuk janë njëlloj si para sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Rusia po e rrezikon edhe vet Këshillin e Sigurimit. Debati i sotëm duhet të marrë parasysh edhe këto ndryshimet të mëdha”.

Gërvalla deklaroi se Kosova është pjesë e Perëndimit, “ndërkaq Serbia vazhdon të jetë satelit i Rusisë”.

Më tej shtoi se Serbia dhe Rusia janë kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vuçiq, Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, u shpreh kryediplomatja.