CDU’ja e Merkelit përgëzon kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre
Kandidatja e zyrtarizuar nga radhët e LDK’së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë përgëzime nga CDU, partia e Kancelarës Gjermane, Angela Merkel.
Kandidimin e Vjosa Osmanit për të parën e Qeverisë që do të garoj në zgjedhjet e jashtëzakonshme e ka përshëndetur edhe anëtari i CDU’së së Angela Merkel, Nikolas Lobel.
“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK’ja, parti simotër e CDU’së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar Lobel në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Ndryshe Nikolas Lobel, është anëtar i plotë i Komitetit në Bundestag për Punë të Jashtme dhe zëvendës anëtar në komitetin për Kulturë dhe media nga partia e Angela Merkel, CDU.