Lajme

Voton Vjosa Osmani, 6 tetorin e quan ditë historike për të ardhmen e Kosovës

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti, ka votuar në qendrën e votimit që është e vendosur në Fakultetin Teknik.

Ajo në një adresim para medieve, 6 tetorin e ka quajtur ditë historike për qytetarët e vendit, deri sa i ka ftuar ata që të dalin të votojnë.

“Sot është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Iu bëj thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, ka thënë ajo.