Lajme

Shpend Ahmeti: Koalicioni AAK – PSD do t’i fitojë zgjedhjet

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti thotë se beson se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Synimi është t’i fitojmë zgjedhjet dhe ky system zgjedhor ku koalicioni që del i pari para zgjedhjeve i përcakton disa parametra pas zgjedhjeve atëherë besoj se është e arsyeshme qe ne me Aleancën të synojmë fitore. Besoj se dallimi mes subjekteve AAK-PSD, LDK –VV dhe PDK është dallim në përqindje të vogël dhe mendojmë se me programin qeverisës që do ta prezantojmë dhe me atë se si i kemi mbrojtë disa gjana mendoj se mund të dalim të parët”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus përcjell Periskopi.

Ahmeti ka folur edhe për qëndrimet në të kaluarën ndaj zyrtarëve të sotëm të PSD’së ndaj Aleancës.

“Ka pasë plot njerëz që e kanë shajtë Aleancën, por pastaj ka ndodhë VLAN. Po e them me rëndësi janë sfidat që nap resin tash dhe në ato sfida mendoj se duhet të kemi një koalicion të madh shqiptar për sfidat që na presin, në ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe mendojmë se kundër përkundër këtyre sulmeve të ndërsjella të subjekteve politike, vazhdoj të mendoj të ketë një unifikim të partive politike, përjashtuar PDK’ë sepse mendoj se duhet të kalojnë në opozitë. Ai aktgjykimi i Enver Hasanit atëherë ka sjellë një situatë të re politike që është jo e zakonshme për demokracinë, dhe edhe në zgjedhjet e kaluara keni pa koalicione LDK-AKR, PAN, dhe nuk mund të themi se ato janë frikësu”, ka thënë Ahmeti.