Opinione

Bushati: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka “vdekur”!

Analisiti Andi Bushati e cilëson ‘të vdekur’ dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Serbia nuk ka për ta njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.

Bushati thotë se dialogu është i kotë sa kohë Beogradi nuk kërkon të arrijë marrëveshje përfundimtare.

Ai shtoi se shqetësimi i tij është se momenti më i pafavorshëm për t’i bërë presion Serbisë.

Përkundrazi, Bushati tha se Perëndimi mund të sakrifikoi Kosovën në mënyrë që t’ia heqë Putinit nga duart Serbinë.

“Konteksti gjeopolitik nuk është në favor të Kosovës”, u shpreh analisti Bushati.

Për Baton Haxhiun, nuk mund të ketë lëshime të tjera edhe pse pranoi se është moment i pafavorshëm për negociata.

Sipas analistit, Gjermania nuk do të lejojë që të krijohet një situatë e ngjashme si në Bosnje Hercegovinë.