Serbia heq të gjitha masat anti-Covid në kufijt e saj nga 3 maji

Të gjitha masat epidemiologjike për hyrje në Serbi do të pushojnë së vlefshmi të martën, më 3 maj, si për shtetasit vendas ashtu edhe për të huaj, njoftoi Qeveria e Serbisë, përcjell Ministria e Lajmeve.

Që nga mesnata, kur të hyjnë në Serbi, ata nuk do të jenë të detyruar të kenë një test negativ PCR, një test të shpejtë të antigjenit, dëshmi të një sëmundjeje të kaluar ose një certifikatë vaksinimi, pavarësisht se nga cili vend vijnë në Republikë të Serbisë.

“Vendimi për hyrjen e lirë të shtetasve serbë dhe shtetasve të huaj në vend është marrë në bazë të situatës aktuale epidemiologjike në vendin tonë dhe është në përputhje me vendimet e shumicës së vendeve në Evropë dhe rajon. Institucionet kompetente vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e situatës epidemiologjike në Serbi nga ora në orë dhe do ta informojnë publikun me kohë. Është e rëndësishme të theksohet se ky vendim nuk do të thotë se pandemia e koronavirusit ka marrë fund dhe se qytetarët nuk duhet të kujdesen për shëndetin e tyre.”

Rekomandimi për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi, ndërsa mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore është e detyrueshme. Dispanseritë e COVID-19, pikat e testimit të virusit kovid-19 dhe pikat e vaksinimit vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht.