LajmeOpinione

Analisti Muja parashikon fituesin nëse shkohet sërish në zgjedhje

Analisti Armend Muja ka dhënë disa rezultate të sondazheve nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja për shkak të ndonjë ngërçi të mundshëm politikë.

Muja, në RTV Dukagjini, ka zbuluar edhe disponimin e qytetarëve pas zhvillimeve të fundit.

Ai ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit të mbajtura para një muaji, Vetëvendosje kryeson me 31%, LDK ka 23% të elektoratit, ndërsa PDK-ja ka 22%

“Kur Vetëvendosje po kërcënon me zgjedhje ata nuk është se nuk e kanë njëfarë baze. Nuk është se LDK-ja është më keq apo shumë më keq se që ka qenë, por edhe nëse shkohet në zgjedhje Vetëvendosje përsëri te LDK-ja do të shkojë”, tha ai.

Muja thotë se nëse shkohet në zgjedhje partitë e PAN-it do të shkojnë së bashku në zgjedhje dhe betejën kryesore do ta kenë me Vetëvendosjen.

“Ju garantoj se PDK, AAK e NISMA shkojnë bashkë në zgjedhje edhe për shkak të Gjykatës Speciale”, tha Muja.