Lajme

“Blick”: Mbi 10 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër do të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Mediumi i Zvicrës “Blick.ch” ka shkruar për zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt, të dielën.

“Kosovarët votojnë me flamurin zviceran”, kështu titullohej artikulli i mediumit zviceran.

Në artikull shkruhet që 28 fluturime dhe mbi 300 autobusë janë nisur drejt Kosovës në javën e fundit për të votuar.

“28 fluturime dhe mbi 300 autobusë: Kosovarët që jetojnë në Zvicër aktualisht po udhëtojnë me grupe në vendlindjen e tyre për të votuar. Priten mbi 10,000 votues nga Zvicra”, thuhet në artikull.

Rreth 113,000 njerëz me shtetësi kosovare jetojnë në Zvicër. Sidoqoftë, numri i njerëzve që janë nga Kosova e që jetojnë në Zvicër është shumë më i madh: rreth 250,000 e përmendin shqipen si gjuhën e tyre kryesore, shumica e tyre vijnë nga Kosova.