LajmeTë fundit

2,3 milionë euro nga buxheti i Kosovës për kriminelët Zvonko Veselinoviq, Milan Radojičić

2,3 milionë euro nga buxheti i Kosovës për kriminelët Zvonko Veselinoviq, Milan Radojičić dhe Dragan Ćurčić

Në gjysmën e dytë të vitit 2010, kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi, biznesmenët e botës kriminale serbe Zvonko Veselinović, Milan Radojičić dhe Dragan Ćurčić sollën në Kosovë 32 kamionë, të cilët në Serbi i kishin marrë me lizing te firma «Hipo-Alpe Adrija lizing». Këta kamionë u përdorën në territorin e Kosovës për punë të ndryshme. Sipas aktakuzës së prokurorisë serbe, kamionët u shfrytëzuan edhe për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tiranë. Nga ky aktivitet biznesor banda Veselinović, Radojičić dhe Ćurčić fitoi ilegalisht 237 milionë dinarë ose 2,3 milionë euro. Kështu thuhet në aktakuzën e autoriteteve serbe. Atëherë krerët e PDK-së nuk flisnin për gjenocid, për viktima, për muze gjenocidi, për krime të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë. Çfarë thonë tani për viktimat e luftës e ka vetëm një emër: HIPOKRIZI!