Lajme

KQZ-ja tregon sa fletëvotime kanë pranuar deri më tani nga diaspora kosovare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 38 mijë e 339 pako të supozuara me fletëvotime dhe të cilat kanë ardhur në kuadër të votimit jashtë Kosovës.

Kështu ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit. Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, ka thënë Elezi./GazetaBlic