Lajme

Bislimi: Në Bruksel nuk zhvillua diskutimi rreth dinarit apo Rregullores së BQK-së

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka njoftuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier për takimin e së martës në Bruksel.

Bislimi njoftohet se e ka informuar Hovenierin që diskutimi i djeshëm me palën serbe nuk është zhvilluar rreth dinarit apo rregullores, e cila sipas tij “nuk është çështje për diskutim apo kontestim, por rreth mënyrës së zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”.

Gjithashtu ai i ka thënë ambasadorit amerikan se në takimin e kryenegociatorëve të mërkurën në Bruksel, pala serbe u deklarua kundër zbatimit të marrëveshjes dhe formalizimit të saj