Lajme

Biden fton Kosovën në ‘Samitin e Demokracisë’

Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur, bazuar në byrimet e tyre, se presidenti amerikan, Joe Biden, ka ftuar në Samitin e Demokracisë në Washington Kosovën dhe Serbinë.

Bazuar në burimet e Zërit të Amerikës, administrata e SHBA-së tashmë i ka informuar këto shtete për pjesëmarrjen në takime.

Ftesa e Shtëpisë së Bardhë vjen pas polemikave të fundit rreth mospjesëmarrjes së Kosovës e Serbisë në këtë samit, ku marrin pjesë mbi 100 shtete të botës.

Institucionet e Kosovës ende nuk janë deklaruar zyrtarisht rreth kësaj ftese.