Lajme

Vuçiq: Targat KM nuk do të hiqen në Veri të Mitrovicës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM (Mitrovicë e Kosovës), duke paralajmëruar “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon targat dhe makinat.

“Nuk ka dorëzim. KM mbetet”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – në Beograd më 27 tetor.