Bërnabiq Do të ishte katastrofë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në Paris se Kosova do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Francë.
Sipas saj, Serbia do të kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Bërnabiq shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte “katastrofale, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojiten UNESCO-s”, shkruan “Danas
Duke folur të enjten në prag të seancës së sotme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe në shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, kur do t’u drejtohet pjesëmarrësve, Bërnabiq tha se do të merret me çështjen e Kosovës dhe manastiret në Kosovë.k.k.