FutbollSporti

Bayerni vazhdon me fitore, e shtata me radhë

Bayern Munich ka fituar ndaj Stuttgartit me rezultatin 4-1 në kuadër të xhiros së 19-të në Bundesligë të dielën në “Allianz Arena”.

Kjo është fitorja e shtatë me radhë  e skuadrës së Niko Kovac në Bundesligë, dhe me këtë fitore aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në renditje me 42 pikë, gjashtë me pak se Dortmundi në krye, raporton Gazeta Express.

Golin e parë për Bayernin e shënoi Thiago në minutën e 5’ të ndeshjes, 20 minuta më vonë Stuttgart e barazoi rezultatin në 1-1 me një supergol të Anastasios Donis.

Në minutëne  55’, Christian Gentner nga radhët e Stuttgartit shënoi një autogol, dhe Bayern kaloi përsëri në epërsi për 2-1.

Leon Gorretzka shënoi për 3-1 me kokë në minutën e 71’ , dhe Robert Lewandowski shënoi një gol të bukur në minutën e 84’ për 4-1, që ishte edhe rezultati final i takimit.

Në ndeshjen e radhës në Bundesligë, Bayern luan si mysafir ndaj Bayer Leverkusen, kurse Stuttgart e pret në shtëpi Freiburgin.