FutbollSporti

Barcelona e kalon pa problem Gironan, Messi shënoi supergol

Barcelona ka vazhduar që ta ruaj kreun e La Ligas pasi që ka shënuar gol sonte kundër Gironas. Edhe në këtë ndeshje, Messi tregoi vlerat e tij duke shënuar një supergol në minutën e 68-të

Barcelona ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 21-të ku e ka mposhtur Gironan si mysafirë me rezultat 0-2.

Qysh në pjesën e parë, Barcelona startojë me një formacion të fuqishëm përballëq Gironas, e cila ka ditur të jetë shpesh skuadër e rrezikshme kundër ekipeve të mëdha.

Goli i parë erdhi në minutën e 9-të ku Nelson Samedo depërtoi mirë në krahun e djathtë për ta kaluar në epërsi për herë të parë Barcelonën.

Pjesa e parë përfundojë me këtë rezultat, edhe pse Barcelona ka mundur të shënonte edhe gola të tjerë në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë gjërat vështirësohen pak për skuadrën e Gironas, pasi që nga loja përjashtohet me karton të kuq Bernardo Espinosa në minutën e 51-të.

Pas presionit, Barcelona shënon edhe një gol. Ishte një depërtim i mirë i Jordi Albas nga krahu i majtë, e ky i fundit pasoi të Messi i cili shënon një gol të bukur me parabolë për t’ia dhënë sigurinë Barcelonës për tri pikët e radhës në La Liga, në minutën e 68-të.

Pavarësisht dy golave, Girona tentonte të dilte në sulm dhe të bënte më shumë në këtë ndeshje.

Edhe pse më një lojtar më pak, minutat e fundit i takuan skuadrës vendase të cilët kërkonin të shënonin gol në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Barcelona arrin në kuotën e 49 pikëve në vendin e parë, ku ndiqet nga Atletico Madrid që gjendet në pozitën e dytë më 44 pikë.

Ndërkohë Girona mbetet në vendin e 13-të më 24 pikë.