Të fundit

Bashkia Tiranës do të financojë ndërtimin e palestrës sportive të sh.f “Naim Frashëri” në Bujanoc,

Bashkia e Tiranës do të financojë ndërtimin e palestrës sportive të sh.f “Naim Frashëri” në Bujanoc, lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i KK të Bujanocit Enver Ramadani

“Dita e mërkurë, shkruan një histori të re për Komunën e Bujanocit.

Nga vizita e fundit të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, morrëm premtimin nga kryetari Erijon Veliaj, që kryeqendra shqiptare – Tirana, do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, projekt ky që kap vlerën mbi 500 mijë euro.

Ky është projekti i parë, që Bashkia e Tiranës do të financojë në Komunën e Bujanocit.

Le të jetë një fillim i mbarë dhe i hajrit që do të duhet të trashëgohet, kur vëllai i madh, ndihmon vëllain e vogël!

FALEMINDERIT TIRANA🇦🇱

FALEMINDERIT KRYETAR VELIAJ❤️❤️” ka shkruar Ramadani