Të fundit

Arrestime në Preshevë për drog

Shtetasi shqiptar me inicialet L.B. nga Presheva është arrestuar dhe në të njëjtin aksion është arrestuar edhe një 28-vjeçar në Vërçin.

Atyre iu gjet rreth një kilogram heroinë dhe 50 gramë kokainë dhe sipas MPB-së dyshohet se janë pjesë e grupit të organizuar kriminal, anëtarët e të cilit janë arrestuar edhe në periudhën e kaluar.

U arrestuan shtetasit shqiptarë E.S dhe L.B., pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike dhe të komplotit për kryerjen e veprave penale.

MPB-ja njofton se janë në kërkim të tre personave të tjerë ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale për të njëjtat vepra penale.

“Policia arrestoi E. S. në rrafshnaltën Vrçin, ndërsa L. B. të arrestuar në Preshevë dhe atyre u janë gjetur dhe konfiskuar këto lëndë narkotike. Ata dyshohet se si anëtarë të grupit të organizuar kriminal kanë organizuar, transportuar dhe shitur drogën narkotike