Të fundit

Arifi dhe Aliu: takim ne Shefin e OSBE-së në Sërbi ambasadorin Andrea Orizio

Kryetari i komunes se Presheves Shqiprim Arifi, si dhe zevendes kryetari i komunes Armend Aliu,gjate dites se sotshme zhvilluan nje takim pune te rregullt me Shefin e OSBE-se.

Gjate takimit u diskutua per shume problematika te vendit, mirepo vlen te theksohet se temat me prekura te bisedes ishin hapaj e kufirit Miratoc-LLojan si dhe largimi i punetoreve shqipetare nga barnatorja e qytetit te Presheves.

Ky eshte postimi i plote i kryetarit Arifi:

Sot, bashk me zëvendës kryetarin e komunës, Armend Aliu, pritëm në takim të rregullt pune Shefin e misionit të OSBE-së në Sërbi, ambasadorin Andrea Orizio, shefin e zyrës së OSBE në Bujanoc Z. Giacomo Bosisio si dhe Z. Iljasa Musliun dhe Z. Sherif Abdilin, zyrtar të zyrës së OSBE në Bujanoc.

Përveç diskutimeve rreth temave dhe problematikave me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës tanimë me dekada me radhë, takimin e sotit e shfrytëzuam për të biseduar rreth avancimit të procedurave për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojan.

Gjithashtu, i njohtuam edhe për problematikën e krijuar së fundmi me largimin e punëtorëve shqiptarë nga barnatorja e qytetit.

Zyra e OSBE-së në Bujanoc si dhe Misioni i OSBE-së në Sërbi në përgjithsi, vazhdojnë të jenë avokat i fuqishëm i yni si dhe partner strategjik në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë.