Të fundit

Bashkëpunimi për realizimin e barazisë dhe gjithëpërfshierjen

Zvkryetari Komunës së Preshevës (Almin Z. Shaqiri) sëbashku me dy këshilltaret e kuvendit komunal (Arbenita Ademi dhe Vjollca Rexhepi) gjatë paradites së sotme vizituan shoqatën Drejtoria për Inkluzion

Të pritur nga kordinatori dhe bashkëpuntorët (vullnetar) të shoqatë, përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale në Preshevë u njoftuan dhe informuan gjerësisht për nevojat, kërkesat, sfidat dhe projektet aktuale që po realizohen këto muaj.

Shkëlzen Limani në cilësinë e kordinatorit të shoqatës, pas fjalëve mirëseardhese, njoftojë zvkryetarin për ecurinë e realizimit të projektit kapital afatmesëm. Ndërsa Hatixhe Bilalli foli për nevojën e konkursit për OJQ. Ndërsa Anduena Hyseni parashtrojë nevojën emergjente për asistentë për fëmijët që punohet me PIA. Nexhat Agushi paraqiti projektet afatshkurtre për gjithëperfshierje dhe rrjetizim me institucione dhe organizata regjionale e nderkombëtare.

Si rezultat u dakorduam që gjatë javëve në vijim të punojum intenzivisht me strukturat pritëse të pushtetit lokal dhe shfrytëzimi resurseve të sektorit joqeveritar për arritjen e objektivave për lehtesimin, tejkalimin dhe eleminimin e gjitha pengesave dhe problematikave që janë në kopetencë të komunës së Preshevës.

Në fund kordinatori shoqatës në formë mikpritje për zvkryetarin dhe dy këshiltarët ofroi dy librat e fudnit botim i shoqatës tonë “Mësojm duke Luajtur” dhe “Shamia e përgjakur” si dhuratë.