Të fundit

Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme shqyrton masat kundër zjarreve

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, ku janë shqyrtuar masat preventive dhe operative për mbrojtje dhe shpëtim gjatë periudhës së rrezikut të shtuar nga zjarret, e cila zgjat nga 15 maji deri më 30 tetor.

Sipas Sinanit, në qendër të diskutimeve ishte gatishmëria e institucioneve kompetente, koordinimi ndërmjet shërbimeve përkatëse si dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të zjarreve dhe situatave të tjera të jashtëzakonshme.

Ajo ka apeluar te qytetarët që gjatë sezonit veror të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e njerëzve, pronës dhe mjedisit.

“Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë i përbashkët”, ka theksuar kryetarja Sinani