Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani
Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani, ka njoftuar “RP Online”.





Autobusi, që i përket kompanisë “Barileva Turist”, është përplasur me një tramvaj.
“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia.
Nuk raportohet për të tjerë të lënduar.