Bota

Ukraina e rikthen nën kontroll qytetin Brovary

Dyqanet dhe bizneset po rihapen pasi zyrtarët ukrainas thanë e kanë rikthyer nën kontroll qytetin Brovary.

Kryetari i bashkisë së Brovary tha në një fjalim televiziv se “pushtuesit rusë tani janë larguar pothuajse të gjithë rrethin e Brovary”, shkruan Sky News.

Forcat ukrainase tani po dëbojnë ushtarët e mbetur rusë, si dhe “pajisje ushtarake dhe ndoshta mina”, tha ai

Kjo është zona e fundit që është kthyer nga Ukraina, pasi autoritetet thanë gjithashtu se kishin marrë përsëri zonat përreth Kievit, duke përfshirë Bucha, Makariv dhe Borodyanka.