Arrestohet njëri nga personat që përplasën biçiklistin në “xhadën e vjetër” në Preshevë
Policia në Preshevë ka arrestuar A. S. (26) nga komuna e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer krim te rënde kundër sigurisë së trafikut publik he mosdhenie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku. Lajmin e ka bere të ditur Administrata e Policise në Vranje, përcjell preshevacom.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja tragjike ka ndodhur me 9 tetor, rreth orès 20:15, ne rrugën shteterore tè kategorise II A, midis fshatrave Leran he Geraj, ne afersi te Presheves.
Hetimet paraprake tregone se i dyshuari, duke dreituar një automjet BMW, ka goditur nje biçiklist 54-vjeçar qe po lēvizte ne te njejtin drejim. Pas perplasjes, shoferiështe larguar nga vendi i ngjarjes pa u ndalur pèr te dhènè ndihmè.
Biçiklisti ka rene ne rruge dhe ka pësuar lendime te rènda trupore, nga te cilat ka humbur jeten pak me vone në
Qendren Shèndetèsore ne Vranje.
Me urdher te Prokurorit te Prokurorise Themelore Publike ne
Vranje, i dyshuari eshte ndaluar per 48 ore, ndèrsa mè pas éshte derguar ne prokurori me kallèzim penal.
Ndërkohe, Gjykata Themelore ne Bujanoc ka vendosur që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditesh, deri ne perfundimin e hetimeve.